Komuna e Pejës ka disa kërkesa për Komisionin e demarkacionit

Një takim i jashtëzakonshëm është mbajtur sot në qytetin e Pejës. Kuvendi i Komunës së Pejës mbajti takimin e jashtëzakonshëm ku u debatua për një pikë të rendit të ditës: "Çështja e shënimit të vijës së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi", me rastin e emërimit të komisionit ndërkombëtar për këtë çështje nga ana e Presidentes së Kosovës.

Lajme

23/03/2016 15:33

Kjo mbledhje e jashtëzakonshme ka nxjerrë katër konkluzione ku shtrohen edhe disa kërkesa për Komisionin e demarkacionit:

– Kuvendi i Komunës së Pejës, përkrah emërimin e Komisionit ndërmkombëtar për rishqyrtimin e gjithë procesit të demarkacionit të kufirit në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi, të themeluar nga Presidentja e Kosovës.

– Kuvendi Komunal beson që ky komision do të punoi me përkushtim dhe profesionalizëm të lart, në mënyrë të pa anshme në përcaktim të drejt të vijes ndarëse ndërkufitare, duke u bazuar në të dhëna dhe dokumente valide ndërshtetërore.

– Kërkohet nga institucionet e Republikës së Kosovës, Presidentja, Kuvendi i Kosovës dhe Qeveria, si dhe komisioni ndërkombëtar që me rastin e rishqyrtimit të dokumentacionit lidhur me shënimin e vijës kufitare në mes të Kosovës dhe Malit të Zi, të mirren në shqyrtim të gjitha faktet dhe dokumentacionet relevante dhe që çështja të trajtohet konformë Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Kosovës dhe që procesi i demarkacionit të jetë plotësisht transparent për qytetarët e Republikës së Kosovës e posaçërisht për zonat dhe Komunat që përfshihen dhe janë pjesë e demarkacionit.

– Kërkohet nga Komisioni ndërkombëtar që gjatë procesit të demarkacionit të kufirit të merrë parasysh të gjitha të dhënat shtetërore dhe arkivore, kadastrale si dhe të dhënat që disponon Komuna e Pejës dhe qytetarët e saj, (Harta, atlase, dokumente, shkresa ejt.) e që janë relevante për shqyrtim dhe vendosje të drejtë të vijës kufitare.

– Gjatë procesit të demarkacionit të kufirit, Komisioni duhet të marrë parasysh seriozisht shqetësimet e qytetarëve, faktet historike, gjeografike, hartografike etj. Sipas të cilave besohet se dëshmojnë mjaftueshëm se pikat kufitare mes Kosovës dhe Malit të Zi, është Qafa e Qakorit dhe Kulla e zhlebit.

– Kuvendi i Komunës së Pejës shpreh gatishmërinë për bashkëpunim me Komisionin e emëruar nga Presidentja për çështjen e shënimit të kufirit me Malin e Zi, bazuar në kompetencat që ka.

– Ky konkluzion do t’i procedohet Presidentes së Republikës së Kosovës, Kuvendit të Kosovës, Qeverisë së Republikës dhe Komisionit Ndërkombëtar për shënimin e kufirit dhe demarkacion. /lajmi.net

12795093_1278782575483898_8232117529387485215_o 12900977_1278782628817226_228707669164813646_o