Komuna e Obiliqit shumë aktivitete për Ditën e Çlirimit

Kryetari i komunës Xhafer Gashi së bashku me ekzekutivin dhe përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Esat Curri dhe Arif Krasniqi bënë homazhe pranë lapidarëve dhe busteve të të rënëve për liri.

Lajme

14/06/2015 16:40

Kryetari Gashi tha se duhet të ndihen krenarë të gjithë për dëshmorët e kombit.

“Duhet të jemi krenarë me të gjithë dëshmorët e kombit, sepse liria të cilën ne po e gëzojmë sot është falë gjakut dhe jetës së tyre të dhënë për liri”, ka thënë Gashi.

Aktiviteti vazhdoi në shkollën Ibrahim Rugova ku ishte organizuar manifestimi qendror. Edhe këtu gashi i uroi të gjithë qytetarët për Ditën e Çlirimit dhe i bëri një rezyme luftës dhe sakrificës gati një shekullore të popullit shqiptarë për liri.

Me një fjalë rasti në këtë manifestim u paraqit edhe përfaqësuesi i Familjeve të Dëshmorëve Esat Curri.

Në fund të manifestimit të gjithë pjesëmarrësit ishin të ftuar në Panairin e Ushqimeve Tradicionale të organizuar nga Gratë e Kastriotit; Aureola, Zyrtarja për barazi gjinore dhe Grupi i Grave Asambleiste.