Komuna e Lipjanit i dha tender një kompanie që ofertoi dhjetë herë më pak se një cent
Një tender mund të jetë kurdisur nga Komuna e Lipjanit para 3 vjetëve i cili ishte valid deri në shkurt të këtij viti. Tenderi përmbante specifikimi teknik jo të qartë dhe pozicione të përsëritura.
Lajme
Një tender mund të jetë kurdisur nga Komuna e Lipjanit para 3 vjetëve i cili ishte valid deri në shkurt të këtij viti. Tenderi përmbante specifikimi teknik jo të qartë dhe pozicione të përsëritura.
Për hartimin e projekteve të kanalizimeve, rrugëve, ujësjellësve, planeve zhvillimore-urbane, komuna e Lipjanit ka lidhur kontratë publike kornizë më 22.02.2016, e qe ishte valide deri në shkurt ë këtij viti.
Kontrata përmban 31 pozicione, për të cilat kompania e shpërblyer me kontratë ka ofertuar me 0.001 euro (një e dhjeta e një centit) për 30 pozicione, dhe vetëm në një pozicion ka ofertuar me 2.80 euro.
“Dosja e tenderit kishte paqartësi tek specifikimet teknike, për elaboratet gjeodezike nga kompania është kërkuar të ofertojnë çmim sipas përshkrimit për hektar dhe për metër gjatësi, por pa qartësuar/ specifikuar se kur dhe ku në cilat raste munde të përdoren këto dy pozicioni”, thuhet në Raportin e Auditorit për Komunën e Lipjanit.
Për këto pozicione kompania e shpërblyer me kontratë, ka ofertuar 0.001 euro për hektar (Pra, për 1 mijë hektarë, ka ofertuar me 1 euro), kurse për metër gjatësi 2.80 euro. Ndërkaq për shtatë projektet, çmimi i faturuar nga Komuna për pozicionin elaboratet gjeodezike në të gjitha këto raste është kalkuluar me 2.80 euro.
Auditori thotë se kjo ka ndodhë për shkak të funksionimit jo efikas të kontrollit në zyrën e prokurimit që para se të përgatitet dosja e tenderit të bëhet kontrolli i specifikacionit me qëllim që të shmangen të gjitha paqartësitë. Gjithashtu edhe mungesa e kompetencës profesionale nga njësia kërkuese ka rezultuar me mangësi në hartimin e specifikacioneve teknike.
Lidhur më krejt këtë, Auditori ka shfaqur rrezikun se pozicione e përsëritura dhe pozicione të paqarta bën që operatorët ekonomik të jenë të keq orientuar dhe mund ta ndikon ofertën financiare dhe çmimin e kontratës dhe se kontraktimi i produktit të njëjtë me dy çmime të ndryshme, ka krijon mundësi që kompania të faturojnë me çmim më të lartë duke rrite rrezikun e dëmtimit të buxhetit komunal për shkak të këtyre pagesave.
Andaj, ZKA ka rekomanduar se përmes njësive kërkuese duhet të sigurohet se hartimi i specifikimet teknike me rastin e tenderimit janë të qarta dhe sipas nevojave reale dhe zyra e prokurimi të forcoj kontrollet duke mos lejuar që dosja e tenderit të publikohet me pozicione të përsëritura apo jo të qarta. /Lajmi.net/