Komploti serbo-rus: 200 mijë euro për të vrarë ish-kryeministrin malazez

Prokurorët në Mal të Zi kanë publikuar emrat e dy shtetasve rusë, të cilët, sipas tyre, kanë bërë përpjekje të organizojnë vrasjen e ish-kryeministrit malazez, Millo Gjukanoviq, në muajin tetor

Lajme

19/11/2016 18:04

Pas investigimit të prokurorëve, dy rusët janë identifikuar si Eduard Shirokov dhe Vladimir Popov. Zyrtarët malazezë thanë se ata kanë takuar më 26 shtator, në Moskë, Aleksandar Sindellicin, kreun e organizatës nacionaliste Ujqërit Serbë, për të organizuar komplotin. Raportohet se ata i kanë dhënë Sindellicit 200 mijë euro, raporton REL.

Rreth 20 shtetas serbë dhe malazezë, përfshirë Sindelliqin, janë arrestuar në Mal të Zi më 16 tetor, në lidhje me komplotin e dyshuar. Vendndodhja e Shirokovit dhe Popovit nuk dihet. Rusia ka mohuar çdo përfshirje në komplotin e dyshuar.