Të Infektuar: 1047

Të Shëruar: 794

Të Vdekur: 30

Komplikohet situata te Watford, izolohen edhe dy futbollistë të tjerë

8:58 | 23 Maj 2020

Situata te Watford vazhdon të jetë e komplikuar me rastet me koronavirus, derisa skuadra po përgatitet për rifillimin e Premierligës.

Nigel Pearson ka zbuluar se dy lojtarë të tjerë janë detyruar të izolohen sepse anëtarët e familjeve të tyre kanë dalë pozitiv në koronavirus.

Klubet e Premierligës janë rikthyer në stërvitje në grupe të vogla këtë javë, megjithëse te Watford situata qëndron më e komplikuar, me Pearson që regjistron disa mungesa.

Te Watford fillimisht kanë dalë tre persona të infektuar me COVID-19, duke përfshirë një futbollist dhe dy anëtarë stafi.

“Ne nuk kemi në dispozicion disa lojtarë për arsye të ndryshme”, ka deklaruar trajneri i Watford, përcjell lajmi.net.

“Një lojtar mungon shkaku i testimit pozitiv, dy tjerë kanë pasur kontakt të ngushtë me dikë tjetër, edhe pse testet e tyre janë kthyer negativisht, ne kemi vendosur që lojtarët të mos përfshihen. Kjo tregon për komplikime që kemi. Nuk kam ndërmend të zbuloj emra”./Lajmi.net/