Komplikohet situata, qeveria shtynë mbledhjen për demarkacionin

“Ka qenë si pikë e rendit të ditës dhe Demarkacioni. Por para dhjetë minutave me kërkesë të kryeministrit, mbledhja e qeverisë është shtyrë për një ditë tjetër. Nesër nuk do të mbahet”, thonë burime brenda Qeverisë së Kosovës.

Lajme

12/07/2016 15:28

Edhe pse Qeveria e Kosovës ka paraparë që në mbledhjen e nesërme si pikë e rendit të ditës të jetë demarkacioni me Malin e Zi, kjo mbledhje nuk do të mbahet, pasi që është shtyrë për një ditë tjetër, me kërkesë të kryeministrit Isa Mustafa.

Lajmin për shtyrjen e mbledhjes e kanë konfirmuar burime zyrtare brenda kabinetit të kryeministrit Isa Mustafa. Këto burime bëjnë të ditur se vendimi për shtyrjen e mbledhjes, e cila do të duhej që të mbahet nesër, është bërë me kërkesë të kryeministrit Mustafa. /Lajmi.net/

Adem Grabovci kundër Isa Mustafës: Mos e dërgo demarkacionin në Kuvend