Kompletohen grupet në Ligën e Kombeve

Janë kompletuar grupet për sezonin e dytë në Ligën e Kombeve.

Sport

03/03/2020 18:47

Kosova do të jetë pjesë e grupit 3 në Ligën C, në një grup aspak të lehtë me Greqinë, Slloveninë dhe Moldavinë.

Në anën tjetër, Shqipëria në grupin 4 në Ligën C, do të jetë me Kazakistanin, Lituanian dhe Bjellorusinë.

Më poshtë i gjeni të gjitha grupet:

Liga A

Grupi 1: Polonia,  Bosnjë dhe Hercegovina, Italia,  Holanda.

Grupi 2: Islanda, Danimarka, Belgjika, Anglia,

Grupi 3: Kroacia, Sueda, Franca, Portugali,

Grupi 4: Gjermania, Ukrainë, Spanja, Zvicra,

Liga B

Grupi 1: Rumania, Irlanda e Veriut, Norvegjia, Austria.

Grupi 2: Izraeli, Sllovakia, Skocia, Republika e Çekisë.

Grupi 3: Hungaria, Turqia, Serbia, Rusia.

Grupi 4: Bullgaria, Republika e Irlandës, Finlanda, Uellsi.

Liga C

Grupi 1: Azerbajxhan, Luksemburg, Qipro, Mali i Zi.

Grupi 2: Armenia, Estonia, Maqedonia e Veriut, Gjeorgji.

Grupi 3: Moldavia, Sllovenia, Kosova, Greqi.

Grupi 4: Kazakistani, Lituania, Bjellorusi, Shqipëri.

Liga D

Grupi 1: Malta, Letoni, Andorra, Ishujt Faroe

Grupi 2: San Marino,Lihtenshtajn, Gjibraltar

/Lajmi.net/