Kompletohen 32 ekipet pjesëmarrëse në Ligën e Kampionëve, nesër hidhet shorti

Është mësuar numri i të gjitha ekipeve që do të garojnë në edicionin e ri të Champions League.

Sport

25/08/2021 23:42

Sot janë zhvilluar ndeshjet e fundit të “Play Offit”, duke u mësuar kështu edhe tri skuadrat e fundit që do të garojnë në Ligën e Kampionëve edicionin e ri, shkruan lajmi.net.

Salzburg, Sheriff Tiraspol dhe Shakhtar Donetsk siguruan ‘biletat’ e fundit për në fazën e grupeve.

Nesër nga ora 18:00 në Stamboll të Turqisë do të hidhet shorti, tashmë janë përcaktuar vazot ku gjenden ekipet.

Vazo 1: Chelsea, Bayern Munich, Manchester City, Atletico Madrid, Villarreal, Inter Milan, Sporting Lisbon, Lille

Vazo 2: Real Madrid, Barcelona, ​​Juventus, Manchester United, PSG, Liverpool, Sevilla, Borussia Dortmund

Vazo 3: Porto, Ajax, RB Leipzig, Atalanta, Zenit Saint Petersburg, Benfica, Shakhtar Donetsk, Salzburg

Vazo 4: AC Milan, Club Brugge, Wolfsburg, Young Boys, Malmo, Dynamo Kyiv, Wolfsburg, Sheriff Tiraspol

Pritet një edicion i zjarrtë në Ligën e Kampionëve pasi shumë ekipe kanë bërë transferime të mëdha gjatë kësaj merkato.

Sezoni i ri në LK starton më 14/15 shtator kur luhet ndeshjet e xhiros së parë. /Lajmi.net/