Kompany vazhdon në Man City

Qendërmbrojtësi Vincent Kompany ka vazhduar kontratën me Manchester Cityn deri në vitin 2019. Ylli belg është jashtëzakonisht i lumtur në Etihad Stadium.

Sport

13/08/2014 19:16

Vincent Kompany ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare në Manchester City.

Marrëveshja e re do ta mbajë qendërmbrojtësin belg në Etihad Stadium deri në vitin 2019 dhe përcjell ato të nënshkruara së fundmi nga Aleksandar Kolarov, Samir Nasri e David Silva.

“Kur erdha më 2008, kurrë nuk do të isha ëndërruar se do të arrija atë që kemi arritur në gjashtë vitet e fundit, por për mua, ky është vetëm fillimi i rrugëtimit”, deklaroi Kompany për faqen zyrtare të klubit.

“Ekipi tani është më i fortë se që ka qenë ndonjëherë, ne kemi një konkurrencë për qdo pozitë dhe zhveshtorja është e jashtëzakonshme me futbollistë të motivuar që duan të vazhdojnë të krijojnë historinë së bashku”, u shpreh ai.