Kompany, në bisedime të avancuara për trajner të Burnleyt

Vincent Kompany është në bisedime të avancuara për t’u bërë menaxher i skuadrës së Burnleyt.

Sport

25/05/2022 17:13

Sipas asaj që raporton The Telegraph, ish-lojtari i Manchester Cityt është i vendosur për ta vijuar si menaxher karrierën e tij.

Ish-lojtari së fundi u angazhu për skuadrën belge, Anderlecht, e më pastaj u pensionua nga futbolli i luajtur, transmeton lajmi.net.

Burnley së fundi e shkarkoi trajnerin legjendar, Sean Dyche, pas rezultateve jo të mira me skuadrën angleze. /Lajmi.net/