Kompany: Ishte penallti ndaj Dzekos

Kapiteni i Manchester Cityt, Vincent Kompany tha se skuadra e dha maksimumin por ishte e pafuqishme ndaj Barcelonës që i mposhti 2:1 dhe i eliminoi nga Liga e Kampionëve. “Nuk kemi më asgjë të mbetur për të dhënë, e dhamë maksimumin. Mund të kishim shënuar në herët dhe kjo do të ndryshonte rrjedhën e ndeshjes”,…

Sport

12/03/2014 22:13

Kapiteni i Manchester Cityt, Vincent Kompany tha se skuadra e dha maksimumin por ishte e pafuqishme ndaj Barcelonës që i mposhti 2:1 dhe i eliminoi nga Liga e Kampionëve.

“Nuk kemi më asgjë të mbetur për të dhënë, e dhamë maksimumin. Mund të kishim shënuar në herët dhe kjo do të ndryshonte rrjedhën e ndeshjes”, deklaroi Kompany pas ndeshjes.

“Në dy duelet nuk ekzistoi një dallim i madh mes ekipeve. Lionel Messi është futbollist i mrekullueshëm por përheq kësaj ishte e barabartë”.

Kompany u ankua se gjyqtari nuk akordoi një penallti në favor të Cityt në rastin kur Gerard Pique e rrëzoi brenda zonës sulmuesin Edin Dzeko.

“Edin Dzeko ishte në pozitë për goditje dhe u pengua nga prapa. Ishte penallti e pastër”.

“Por, vetëm fituesit janë ata që kujtohen andaj është vetëm sezoni ynë i tretë në Ligën e Kampionëve. Mënyra si luajtëm nënkupton se nuk do të kemi frikë nga askush në stinorin e ardhshëm”.