Kompany i tha ‘JO’ Barcelonës
Vincent Kompany e pranon se Barcelona e kishte kërkuar, por thotë se më shumë preferon të qëndrojë në Manchester City.

Sport
Barcelona mund ta heq Vincent Kompanyn nga lista e objektivave për mbrojtje, për sezonin e ardhshëm.
Mbrojtësi belg, në fund të ndeshjes së Botërorit kundër Rusisë, ka konfirmuar se ishte objektiv i gjigantit katalunas, por që preferoi të qëndrojë në Manchester City.
“Më ka kontaktuar disa herë Barcelona, por ju siguroj se kohëve të fundit, nuk ka pasur asgjë”, deklaroi fillimisht qendërmbrojtësi belg për të përditshmen spanjolle, Mundo Deportivo.
“Kam kontratë me Manchester Cityn, e kemi fituar kampionatin dhe aty është një projekt serioz. Nuk e kam ndërmend të largohem”, përfundoi kapiteni i Cityt.