Kompanitë farmaceutike në SHBA humbin 25 miliardë dollarë pas fjalimit të Trump (Video)

Kompanitë farmaceutike janë "duke u tërhequr me vrasje", ka thënë presidenti i zgjedhur Donald Trump gjatë konferencës së tij për shtyp të mërkurën.

Bota

12/01/2017 15:23

Afër 25 miliardë dollarë u fshinë nga bursat, në nëntë kompanitë e para amerikane, brenda pak minutash pasi që Trump i kritikoi për ilaçe të shtrenjta, shkruan Independent, raporton Gazeta Express.

Aksionet e kompanisë Johnson & Johnson, Pfizer, Merck, Amgen, AbbVie, Bristol-Myers Squibb, Gilead, Celgene dhe Eli Lilly ranë në mes të 1 dhe 5 për qind menjëherë pas komenteve të tij.

Aksionet e Pfizer, një nga kompanitë më të mëdha farmaceutike të botës, e përfunduan ditën me një rënie prej 2 për qind, dhe mbetën pa 5 miliardë dollarë.

Më së keqi kaloi kompania Bristol-Myers Squibb, aksionet e së cilës ranë 5,3 për qind.

“Kjo industri po tërhiqet me vrasje. Në industrinë farmaceutike ka shumë lobe, shumë lobistë dhe shumë pushtet”, tha Trump në konferencën e tij të parë për shtyp që nga zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

“Industria jonë farmaceutike është në një gjendje katastrofike. Ajo shpërndan barna, por në masë të madhe ato nuk prodhohen këtu”, ka thënë Trump, duke shtuar se ai do të krijojë një procedurë të re për prokurimin e barnave.

Komentet e Trump u përkrahën nga ish kandidati presidencial, në radhët e Partisë Demokrate amerikane, Bernie Sanders, i cili në një koment në twitter përkrahu komentet e Trump duk i bërë pytje “nëse kishte kurzjon që të kontrollojë kompanitë e barnave dhe të ulë çmimet”.