Kompanitë evropiane shkelin rregulloret e BE-së

Kompanitë që prodhojnë ushqime, ilaçe, kozmetikë dhe produkte plastike në të gjithë Evropën po shkelin rregulloret e BE-së, duke mos kryer kontrollet e rëndësishme të sigurisë me përdorimin e miliona tonëve kimikate në prodhim.

Bota

23/05/2019 08:59

Sipas një analize të fundit, kjo vazhdon prej vitesh, ndërkohë që është zbuluar falë dosjeve të qeverisë gjermane që ka siguruar një grup ambientalist.

Kimikatet në fjalë janë të njohur ose të dyshuar se janë të dëmshëm për foshnjet e palindura, ose kancerogjenë, por edhe një kërcënim për ambientin, me shumë prej tyre që kanë pasoja te jeta nënujore.

12 nga 121 milionë tonët e 41 kimikateve të ndryshme, për të cilat flitet, përdoren në Evropë çdo vit. Ato mund të gjenden në produktet për konsumatorët dhe ato industrialë, përfshirë ilaçet, produktet me të cilat kanë kontakt ushqimet dhe lodrat.

Mes këtyre kimikateve është “Dibutil phthalate”, që përdoret në pajisje, lodra, materiale ndërtimi, perde, këpucë, lëkurë, letër etj.; “acidi i metilit”, që përdoret në produkte si adezivë, kozmetikë dhe ato të kujdesit personal; “trikloroetileni”, kryesisht i përdorur në produkte industrialë që mund të shkaktojë kancer, etj..

Mes emrave që përdorin këto produkte të dëmshme janë edhe kompani të mëdha si “Bayer”, “ExxonMobil”, “BP”, “Michelin”, “L’Oréal”, “Merck”, etj..

Një seri dokumentesh implikojnë në këtë shkelje të normave europiane 654 kompani, pjesa më e madhe e tyre në Gjermani, por edhe në Britani, Holandë, Francë, Itali, Spanjë dhe Belgjikë. Të vetmet vende të bllokut të përjashtuara nga ky skandal janë Malta dhe Letonia. /tch