“Kompania Vetëvendosje” dërgon pozitën në Hungari (Video)

Lëvizja Vetëvendosje ka organizuar sot një aktivitet në qendër të Prishtinës, ku ka prezantuar një maket të autobusit me figura të udhëheqësve shtetëror brenda. 

Lajme

07/02/2015 13:26

Përmes këtij aksioni simbolik, VV ka dashur të protestoj kundër, siç shprehën, neglizhencës së partive në koalicionin qeverisës, ndaj migrimit masiv të qytetarëve.

Faton Topalli deputet i VV-së ka thënë se arsye për ikjen e qytetarëve jashtë vendit, është keqqeverisja dhe ky koalicion.

“Është interesante, pasi që përderisa ishte mundësia që PDK të mos jetë pjesë e qeverisë, vullneti i qytetarëve për të qëndruar në vend, ishte më i madh. Por me PDK-në në qeveri, ky vullnet është shuar, dhe ata kanë marrë rrugën e migrimit”.

“Në Austri në muajin qershor janë shtruar gjithsej 40 kërkesa për azil, në muajin  korrik 41, në gusht 46, ndërsa në muajin dhjetor në Austri janë shtruar afër 800 kërkesa për Azil. Deri me 31 dhjetor 2014 në gjermani ka pasur afër 7 mijë kresa për azil”.

Sipas Topallit, Vetëvendosje kërkon nga qeveria të ndërmerr masa urgjente për të dal nga kjo gjendje, dhe jo masa të tilla, si ndalimi i autobusëve përmes policisë, apo edhe premtime për faljen e borxheve, të cilat edhe ligjërisht nuk kanë mundur të inkasohen. 

Ai ka ironizuar me përfaqësuesit e institucioneve qeverisëse, duke thënë se janë të vetmit qytetarë të Kosovës që mund t’i plotësojnë kushtet për azil në shtetet e BE-së.

“Këta janë të vetmit qytetar të Kosovës që i plotësojnë kushtet për azil, për arsye se kur të dalin atje mund të thonë se për 15 vjet me radhë i kemi bërë keq këtij populli , e kemi vjedh ketë popull  dhe në fund edhe po e rrahim. Shkofshin e mos u kthefshin kurrë”.

Topalli ka dhënë disa rekomandime, që sipas tij, Qeveria mund t’i aplikojë në fazën emergjente për parandalimin e mgrimit.

“Mas emergjente e cila mund ta ndaloj migrimin është nëse Qeveria e Kosovës në këtë çast do të kërkojë nga parlamenti t’i ndajë 30 milionë euro për situatën e krijuar, në mënyrë që të ketë mundësi që ti punësojë 10 mijë qytetarë me nga një rrogë prej 250 euro në muaj, duke i angazhuar në aktivitetet siç është pastrimi i rrugëve, i pyjeve etj”.

“Mas tjetër emergjente është që për 120 mijë qytetar të shtohen ndihma sociale nga 0.63 në 1.25 euro në ditë”. (lajmi.net)