Kompania që furnizonte me ushqim FSK-në, zotohet për ndihmë deri në gjetjen e zgjidhjes

Kompania “Beni Dona” e cila deri dje ka pasur kontratë për furnizim me ushqim të ushtarëve të FSK-së, ka dërguar letër për Ministrinë e Mbrojtjes përmes së cilës është zotuar që të mbështes stafin e FSK’së për përgatitjen e ushqimit, pavarësisht skadimit të kontratës e deri në gjetjen e një zgjidhje. Nga kjo kompani kanë…

Lajme

01/10/2024 09:55

Kompania “Beni Dona” e cila deri dje ka pasur kontratë për furnizim me ushqim të ushtarëve të FSK-së, ka dërguar letër për Ministrinë e Mbrojtjes përmes së cilës është zotuar që të mbështes stafin e FSK’së për përgatitjen e ushqimit, pavarësisht skadimit të kontratës e deri në gjetjen e një zgjidhje.

Nga kjo kompani kanë ofruar të gjitha pajisjet që kanë në kazerma dhe ofrimin e shërbimeve të përgatitjes dhe shpërndarjes së ushqimit për ushtarët deri të gjendet një zgjidhje.

Megjithatë, ata e kanë akuzuar Ministrinë e Mbrojtjes se nuk kanë pranuar asnjë përgjigje.

“Ne attach gjeni te bashkangjitur leter zotimin e derguar dje me date 30.09.2024, tek FSK me ane te se ciles kemi shprehur gatishmerine per mbeshtetje te stafit te FSK, per pergaditjen e ushqimit sipas kerkeses se tyre edhe pas skadimit te kontrates e cila ka perfunduar me 30.09.2024, ndaj se ciles deri ne keto momente nuk kemi pranuar kurrfar pergjigje, por edhe perkunder kesaj ne kemi marr masat tona . Sot kemi pranuar disa infromacione se ne disa kuzhina eshte lejuar hyrja e puntoreve tane ndersa ne disa te tjera nuk eshte lejuar hyrja per arsyet te cilat ne nuk i dim . Po ashtu edhe mallin tone (artikujt ushqimor), pasijet e punes si dhe inventarin tone , e kemi lene ne dispozicion te tyre edhe per disa dite si ata te vendosin , si dhe stafin i cili do te jete vetem ne cilesi te mbeshtetjes kshillimit dhe pergaditjes se ushqimit. Per fund ju njoftome se ne sot se date 01.10.2024 kemi bere mbeshtetje e te gjitha kuzhinave te FSK ne tere teritoin e Repubikes se Kosoves me stafin tone siq kemi bere edhe herave tjera kur ka qene e nevojshme apo na eshte kerkuar nje gje e tille, dhe ate e kemi bere pa kurrfar kompenzimi material”, thuhej në komunikatën për media.

Letra dërguar Ministrisë së Punëve të Brendshme: