Kompania në Zvicër shpall shqiptarët si “të padëshirueshëm”

Një debat i nxehtë ka kapluar Zvicrën.

Bota

05/02/2019 07:40

Një kompani për shpallje pune ka shkaktuar shumë polemika.

Asnjë shqiptar, turk, kroat dhe njerëz nga ‘vendet e ngrohta’, nuk do të pranohen në punë.

Megjithatë, personat përgjegjës flasin për një gabim, shkruan “20 min”.

Shqiptarja S. Arifi kishte hyrë në portalin e punës “Jobroom.ch”, për të kërkuar punë.

Ajo kishte gjetur një konkurs pune si një punëtor në depo me kërkesa të diskutueshme.

“Konsumatori ynë nuk dëshiron kombësitë e mëposhtme: Shqipëria, Kroacia, Turqia dhe njerëz nga vende të ngrohta si Brazili”.

Qytetarja me banim në Lufingen ZH (31), nuk e ka vërejtur këtë rast, duke u shokuar më pas.

“Unë kurrë nuk kam dëgjuar në jetën time një rast të tillë. Si mund të bësh një reklamë të tillë punë”, ishte shprehur ajo, përcjell albinfo.ch.

E tronditur nga ky rast, ajo ka humbur dëshirën për të lexuar më shumë reklama për punë, dhe ka kërkuar një mendim.

Pas gjithë kësaj qëndron, një agjenci e punësimit në Cyrih. Firma më pas është penduar.

Sipas firmës, ky ishte një gabim dhe ndihen fajtorë për këtë gjest, duke u kërkuar falje të gjithëve, por veçanërisht për znj. Arifi.

Reklama është ndryshuar menjëherë, duke theksuar se nuk bëjnë dallime dhe është e barabartë për të gjithë qytetarët.

“Ne kemi nevojë dhe i vlerësojmë shumë këta njerëz. Një qasje e tillë do të ishte krejtësisht në kundërshtim me interesin tonë”, ka thënë kompania në fjalë.