Kompania në Prishtinë derdh vaj motori në rrugë, veturat aksidentohen sikurse në akull

Një papërgjegjësi totale e një kompanie në Prishtinë u ka kushtuar sot shoferëve në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Lajme

10/06/2021 23:03

Kjo kompani, ka derdhur vaj motori në këtë rrugë, ku si pasojë e gjithë rruga është lyer me këtë lëndë, shkruan lajmi.net.

E veturat pastaj aty, kanë rrëshqitur sikur të kishte akull.

Rasti është denoncuar nga “Vrojtuesit e Lagjes – Prishtinë”, teksa është publikuar edhe video.

“Sot rruga Isa Kastrati në Prishtinë, një kompani ka derdhur vaj motorri dhe gjithë rruga është lyer me vaj! Tri Aksidente gjatë ditës nga rrëshqitja!”, thuhet në denoncim. /Lajmi.net/