Kompania italiane fiton tenderin për hekurudhën Tiranë-Durrës

Për ndërtimin e hekurudhës Tiranë-Durrës tashmë është zgjedhur edhe kompania fituese. Tenderi për ndërtimin e kësaj hekurudhe i është dhënës kompanisë italiane INC S.P.A

Lajme

28/10/2020 14:37

Për këtë tender interes kishin shprehur tri kompani por INC S.P.A sipas BERZH kishte ofertën më të ulët prej 69.7 milionë euro dhe pas vlerësimit të ofertave kjo kompani u shpallë fituese, raporton Top Channel.

BERZH kompania italiane INC S.P.A është një nga kompanitë më të njohurat në Itali në fushën e infrastrukturave të mëdha.

Projekti është pjesë e Korridorit Mesdhetar dhe kostoja totale e tij është 92.1 milionë euro, nga të cilat 35.5 milionë euro grant mbulohet nga Kuadri i Investimeve i Ballkanit Perëndimor (WBIF) dhe 36.9 milionë euro është i mbuluar nga kredia e BERZH, ndërsa pjesa e mbetur do financohet nga Qeveria e Shqipërisë.