Komonuelthi i Pensilvanisë njeh 17 shkurtin si Ditën e Pavarësisë së Kosovës, ambasada e falënderon guvernatorin

Komonuelthi i Pensilvanisë ka njohur 17 shkurtin si Ditën e Pavarësisë së Kosovës. Këtë e bëri të ditur ambasada e Kosovës në SHBA, e cila ka falënderuar guvernatorin Josh Shapiro për këtë vendim. “Commonwealth-i përbëhet nga komunitete të pasura, të gjalla dhe të larmishme, të cilat u ofrojnë qytetarëve të tij një pasuri njohurish dhe…

Lajme

20/02/2026 14:29

Komonuelthi i Pensilvanisë ka njohur 17 shkurtin si Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Këtë e bëri të ditur ambasada e Kosovës në SHBA, e cila ka falënderuar guvernatorin Josh Shapiro për këtë vendim.

“Commonwealth-i përbëhet nga komunitete të pasura, të gjalla dhe të larmishme, të cilat u ofrojnë qytetarëve të tij një pasuri njohurish dhe kulture për botën në të cilën jetojnë. Forca jonë nuk vjen nga uniformiteti, por nga diversiteti, dhe ne jemi krenarë të festojmë larminë kulturore të Commonwealth-it tonë. Komuniteti shqiptaro-amerikan është pjesë përbërëse e Pensilvanisë dhe kontributet e tyre në strukturën ekonomike, kulturore dhe shoqërore të Commonwealth-it tonë janë të pazëvendësueshme. Ndërsa festojmë pavarësinë e Kosovës, shqiptaro-amerikanët në Pensilvani duhet të ndiejnë një ndjenjë të thellë krenarie dhe arritjeje. Jam i bindur se ata do të vazhdojnë të jenë thelbësorë në suksesin dhe mirëqenien e Commonwealth-it tonë për shumë breza që do të vijnë”, thuhet në vendimin e guvernatorit.

Përveç Pensilvanisë së fundi këtë hap e kanë ndërmarrë edhe disa shtete tjera amerikane.