Komisioni për të drejtat e njeriut miraton planin e punës
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare dhe Peticione miratoi në parim fushëveprimin e planit të punës të këtij komisioni. Në mbledhjen e sotme, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, kërkoi që komisioni të mbikëqyrë edhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të personave të…
Lajme
Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare dhe Peticione miratoi në parim fushëveprimin e planit të punës të këtij komisioni.
Në mbledhjen e sotme, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Artan Behrami, kërkoi që komisioni të mbikëqyrë edhe respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të personave të privuar nga liria. Ai tha se komisioni duhet t’i mbikëqyrë edhe shtetasit e Kosovës që mbahen në paraburgim edhe jashtë juridiksionit të Kosovës.
“Komisioni për të drejtat e njeriut mbikëqyrë respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të personave të privuar nga liria, e cila përfshinë personat në paraburgim ose në vuajtje të dënimit nga institucionet korrektuese të Kosovës, dhe po ashtu shtetas e Kosovës që mban brenda ose jashtë juridiksionit të Republikës së Kosovës. Kemi pa që ka pas shumë raste ku në Serbi, shtetasit e Republikës së Kosovës mbahen në burgje i cili nuk ka as mekanizëm i cili mbikëqyrë respektimin e të drejtave të tyre. Kemi disa avokat që kanë qenë angazhuar dhe besoj që do të ishte në interes sikur të kishim edhe disa nene që ky komision më i mbikëqyrë, që shtetasit e Kosovës që mbahen jashtë juridiksionit të Republikës së Kosovës”, tha Behrami.
Mirëpo, deputeti i Vetëvendosjes, Salih Zyba, tha se Kuvendi ka një juridiksion dhe një autoritet mbikëqyrës vetëm për qeverinë dhe agjencitë shtetërore.
Sipas tij, propozimi i Behramit mund të cilësohet si tejkalim kompetencash.
“Ne kemi një juridiksion dhe një autoritet mbikëqyrës për ekzekutivin dhe agjencitë shtetërore; nuk kemi jashtë agjencive shtetërore. Ky Kuvend, ky mandat i joni, veç mos na kap dikush në shprehje e me na cilësu si tejkalim kompetence. Propozimin e mirëpresim të shkruar kurdo nga mbledhjet e tjera”, tha ai.
Me gjithë debatin, Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Punë, Familje, Vlerat e Luftës Çlirimtare dhe Peticione miratoi në parim planit e punës.