Komisioni për Arsim miraton fushëveprimin e punës, Srpska nuk do t’i preket universiteti në veri
Komisioni për Arsim i legjislaturës së dhjetë, miratoi sot në mbledhjen e parë fushëveprimin e vet, , për çka pati propozime të shumta qoftë nga deputetë e partisë në pushtet ashtu edhe ata të partive opozitare. Anëtari i këtij Komisioni nga Lëvizja Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi propozoi që pjesë e punës së këtij Komisionit parlamentar të…
Lajme
Komisioni për Arsim i legjislaturës së dhjetë, miratoi sot në mbledhjen e parë fushëveprimin e vet, , për çka pati propozime të shumta qoftë nga deputetë e partisë në pushtet ashtu edhe ata të partive opozitare.
Anëtari i këtij Komisioni nga Lëvizja Vetëvendosje, Fahrush Rexhepi propozoi që pjesë e punës së këtij Komisionit parlamentar të jenë edhe mbikëqyrja e institucionet shkencore arsimore.
“Propozoj futja e mbikëqyrjes së zbatimit të ligjshmërisë edhe të disa institucioneve tjera shkencore është fjala për Institutin e Historisë dhe Institutin Albanologjik dhe është edhe Instituti i Pedagogjisë“, tha ai.
Ndërsa, anëtari i këtij Komisionit nga PDK, Enver Hoxhaj në mungesë të një plani qeverisës propozoi që të dëgjohet ministri i Arsimit, Hajrullah Çeku, por edhe drejtorët e Drejtorive Komunale të Arsimit.
“Kemi një qeveri të re e cila qeveri është mbështetur në Kuvend por ende nuk kemi program të qeverisë që të shohim se cili do të jetë qasja e kësaj qeverie në fushën e arsimit. Nuk po them si opozitë se duhet ta presim ministrin që ta jep kontributin e tij se çka do të ketë si fushë të arsimit, por ndoshta do të ishte mirë që para se të vije programi i qeverisë në Kuvend që mos ta kemi atë ballafaqimin klasik që e kemi në Kuvend ta kem një takim me ministrinë se çka mendon ai të integroj në programin e tij të punës”, deklaroi ai.
Propozime për fushëveprimin e Komisionit për Arsim dha edhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jehona Lushaku.
“Fjala universitet mungon kur flasim për arsimin e lartë propozoj që të përmendet edhe pse mund të jetë e nënkuptueshme ne duhet ta rrisim mbikëqyrjen tonë ndaj fushëveprimtarisë dhe vendimeve që i marrin universitet. Është e rëndësishme që temat si agjenda evropiane dhe harmonizimi i synimeve tona me agjendën evropiane të jetë prioritare”, u shpreh ajo.
Ndërsa, ish-ministrja e Arsimit e cila tani është anëtare e Komisionit për Arsim, Arbërie Nagavci kërkoi që fushëveprimtaria e këtij Komisioni të mos ngarkohet më shumë sesa që është përcaktuar.
“Propozimi është që të mos ngarkohet më shumë fushëveprimtaria siç është cekur ndërsa temat tjera natyrisht mund t’i shqyrtojmë varësisht prej nevojave”, u shpreh ai.
Por, deputeti nga Lista Serbe, Nemanja Bishevac u shpreh kundër mbikëqyrjes së arsimit të lartë në veri të vendit. Sipas tij kjo çështje i takon dialogut Kosovë-Serbi.
“Megjithatë, konsideroj se kjo është çështje e dialogut dhe një nga kompetencat e Asociacionit te ardhshëm të komunave serbe, prandaj mendoj se ne nuk duhet të merremi me këtë çështje tani”, theksoi ai.
Kundërpërgjigje për këtë pati ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj i cili tha se temat për arsim nuk duhet të jenë debat i një politike ditore.
“Universiteti në veri të Mitrovicës ka dal si rezultat i procesit të Ahtisairt në vjen nuk ka të bëjë fare me dialog, është pjesë e sistemit tonë arsimor dhe unë si deputet mund ta monitoroj dhe mbikëqyrë çdo institucion i cili është brenda territorit të një shteti sovran. Nuk dua të polemizoj por e shoh që temat e arsimit dhe të dijes do të duhej të jenë tema të një debati të një politike ditore se në fund të ditës të gjithë janë qytetarët të Kosovës”, deklaroi ai./kp