Komisioni Hetimor për Energjinë i mazhorancës pritet që të krijojë listën e dëshmitarëve që do të ftohen për raportim

Komisioni Hetimor Parlamentar për Energjinë, sot do të përpilojë listën e dëshmitarëve që do të ftohen për të raportuar në komision.

Lajme

08/06/2022 07:54

Kuvendi i Kosovës e ka formuar këtë komision për të hetuar çështjet e energjisë elektrike për periudhën 2006-2022.

Këtë komision e ka iniciuar partia në pushtet, LVV.3

Nga ky komision së fundmi ka hequr dorë kryetari i saj, Haki Abazi. Udhëheqës i komisionit aktualisht është deputeti i PDK-së, Hajdar Beqaj. /Lajmi.net/