Komisioneri i BE-së, Hahnit i ndërrohet dikasteri

Johannes Hahn nuk do të jetë Komisioner i BE-së  për zgjerim por për buxhet e administratë.

Bota

10/09/2019 20:42

Postin që austriaku e mbajti deri tani do ia zë ish-ministri i drejtësisë në Budapest, Laslo Troscani.

Nominimin e tij bashkë me komisionerët tjerë që do i udhëheqin krejt resoret evropiane, e paraqiti të martën Kryetarja e Komisionit , Ursula Von der Leyen.