Komisioneri europian për migrim: Liberalizmi i vizave nuk është larg (Video)
Komisioneri për Migrim, Çështje të Brendshme dhe Shtetësi i Bashkimit Europian, Dimitris Avramopoulos, ka thënë se shumë shpejtë do të ketë një lajm të mirë sa i përket liberalizmit të vizave për kosovarët.
Lajme
Ai ka thënë se është optimist në këtë proces, dhe se rruga nuk është larg.
“Vetëm me rezultate të vërteta, në luftimin e korrupsionit të lartë, dhe parandalimin e krizave aktuale të migrimit do të mundohem që vetë ti afrohem kësaj çështje dhe t’u ndihmojmë qytetarëve të Kosovës, që të udhwtojnw pa viza”.
“Llogaris në qeverinë tuaj për reformat dhe dedikimin tuaj që ta ktheni Kosovën në një vend me prosperitet. Jam shumë optimistë për marrëdhëniet tona të ardhshme, dhe nuk është e largët dita kur do të jemi në pozitë që ta shpallim këtë”, është shprehur Avramopoulos
Gjatë një konference për media pas takimit me ministrin e Punëve të Brendshme, Skënder Hyseni, dhe ministrin e Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku, Avramopoulos, ka folur edhe për migrimin e qytetarëve, ku është shprehur i kënaqur me rënien e numrit të tyre.
Avramopoulos, ka thënë se Qeveria e Kosovës, duhet të përkushtohet për sundim të ligjit dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
Ndërkaq ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skënder Hyseni tha se me Avramopoulosin, u pajtuan që migrimi nuk është rruga që duhet ndjekur kosovarët si dhe të adresohen shkaqet e këtij migrimi.
Hyseni tha se liberalizimi i vizave sa më i hershëm për kosovarët është shumë i nevojshëm.
“Liberalizmi i hershëm, sa më i shpejtë i vizave për kosovarët është një rrethanë lehtësues dhe do të ndihmonte shumë edhe në aspektet tjera të plotësimit të kushteve për integrim”.
“Kosova nuk duhet të mbetët më vendi i vetëm që nuk ka liberalizim të vizave dhe po ashtu u pajtuam që Kosova duhet ti plotësoj të gjitha kriteret dhe Kosova është afër plotësimit të gjitha kritereve”.
Kurse ministri i Integrimeve Europiane, Bekim Çollaku tha se në takim me Komisionerin e Bashkimit Europian, biseduan për prioritet e Kosovës, siç janë Marrëveshja për Stabilizim Asociim (MSA), dhe liberalizmi i vizave. (lajmi.net)