Komike, lojtari i Tottenhamit: Ja sa kohë pas ndeshjes e kam kuptuar që jemi kualifikuar

Moussa Sissoko ka deklaruar se nuk e ka ditur që Tottenham ka arritur në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve derisa një pjesë e stafit të skuadrës së tij e kanë informuar atë në dhomat zhveshjes.

Sport

18/04/2019 12:55

Manchester City e ka fituar 4:3 ndeshjen e kthimit kundër Tottenham në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, por fitorja 1:0 e skuadrës së Mauricio Pochettinos në shtëpi, u ka mundësuar atyre kalimin në raundin tjetër.

Sissoko, i cili u zëvendësua në pjesën e parë shkaku i një lëndimit, ishte i dëshpëruar për golin e shënuar nga Sterling në minutën e 93’ të takimit, duke lëshuar menjëherë fushën, pa ditur se ai gol është anuluar me VAR.

“Isha në bankinë kur e pash golin që çoi rezultatin në 5:3”, ka deklaruar Sissoko, përcjell ‘lajmi.net’.

“Isha shumë i mërzitur dhe u riktheva menjëherë në dhomat e zhveshjes”.

“Kam qenë vetëm, askush nuk më kishte shoqëruar mua, asnjë ekran televiziv nuk transmetonte lojën. Në kokën time, ne u eliminuam”.

“Pastaj një pjesëtar i stafit erdhi aty dhe më tha: “E pabesueshme, ne e bëmë atë””.

“Unë thash: Si e bëmë atë? Në atë moment ai më tregoi se goli është anuluar”.

“Kështu, unë vesha këmishën, e harrova lëndimin dhe vrapova jashtë për t’iu bashkuar të tjerëve, nuk doja të humbas festimet për këtë moment historik”.

“Ishte një tronditje e pabesueshme, emocionale”./Lajmi.net/