KOMF reagon për vdekjen e 12 vjeçarit nga Mitrovica
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, përmes një komunikate ka reaguar për humbjen tragjike të jetës së 12 vjeçarit nga Vërnica e Mitrovicës në kanalin e Ibër-Lepencit dhe ka kërkuar përgjegjësi nga institucionet publike.

Lajme
KOMF ka deklaruar se kjo nuk është hera e parë kur fëmijët gjejnë vdekjen si pasojë e neglizhencës nga institucionet publike. Rastet e fëmijëve që kanë humbur jetën në këtë kanal, nuk kanë ndikuar tek institucionet shtetërore që të mobilizohen në marrjen e masave për parandalimin e rasteve të tilla, thuhet në kumtesë./KlanKosova/