KOMF për “Superman challenge”: Nuk është lojë e as sfidë, mund të shkaktojë pasoja për shëndetin
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve, KOMF, ka shprehur shqetësim për përhapjen e lojës së rrezikshme që po qarkullon në TikTok “Superman challenge”, ku deri më tani janë raportuar disa raste të nxënësve që kanë pësuar lëndime fizike nga përfshirja në këtë lojë. KOMF i drejtohet të gjithë nxënësve duke thënë se kjo nuk…

Lajme
Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve, KOMF, ka shprehur shqetësim për përhapjen e lojës së rrezikshme që po qarkullon në TikTok “Superman challenge”, ku deri më tani janë raportuar disa raste të nxënësve që kanë pësuar lëndime fizike nga përfshirja në këtë lojë.
KOMF i drejtohet të gjithë nxënësve duke thënë se kjo nuk është një “lojë” dhe nuk është as “sfidë”.
“Luajtja e kësaj loje, ju dëmton fizikisht dhe mund të keni pasoja për shëndetin tuaj.”
KOMF i ka bërë thirrje të gjithë nxënësve që të raportojnë tek prindërit ose mësimdhënësit nëse kanë informacion se shokët apo shoqet janë të përfshirë në këtë lojë.
“Përfshihuni në lojra që ju ndihmojnë të rriteni të fortë e të shëndetshëm dhe qëndroni larg këtyre mashtrimeve.”
Ndërsa nga prindërit ka kërkuar që t’i monitorojnë fëmijët gjatë qëndrimit të tyre në internet dhe flisni me fëmijët për “lojërat” apo “sfidat” e papërshtatshme, rreziqet dhe dëmet që sjellin ato.
KOMF ka kërkuar nga mësimdhënësit që të mbajnë sesione informuese dhe vetëdijësuese me nxënësit mbi pasojat që mund të kenë nga lojrat e papërshtatshme dhe se si të zëvëndësohen ato me lojra argëtuese e të shëndetshme, të sigurojnë mbikëqyrje të nxënësve në klasë, gjatë pushimeve dhe në ambiente të tjera të shkollës për të parandaluar rreziqet e tilla, të kenë vëmendje dhe kujdes të shtuar për të parandaluar raste të reja të fëmijëve që mund të manipulohen nga kjo lojë, të sigurojnë koordinim intensiv dhe të vazhdueshëm me nxënësit dhe prindërit për këtë çështje.