KOMF kërkon përgjegjësi nga shteti rreth vdekjes së fëmijës në Fushë Kosovë

Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF), nisur nga rasti i fundit i vdekjes së fëmijës në rrethana të dyshimta në Fushë Kosovë, organizon sot një konferencë të jashtëzakonshme për media.  

Lajme

17/07/2019 07:47

Në konferencë, do të prezantohet qëndrimi dhe kërkesat e KOMF ndaj institucioneve dhe do të kërkohen veprime dhe përgjegjësi për situatën e rëndë në të cilën shteti dhe institucionet vazhdojnë ti lënë fëmijët në situatë rruge, të përfshirë në punë të rënda, duke u përballur me rreziqet e shumta përfshirë abuzimin seksual, trafikimin dhe vrasjen.

Po ashtu, edhe për neglizhencën institucionale dhe mos marrjen me prioritet të rasteve të abuzimeve të fëmijëve si dhe zbardhjen e rastit të fëmijës në rrethana të dyshimta në Fushë Kosovë.

I mituri i komunitetit rom ishte gjetur pa shenja jete në afërsi të një objekti banesor në Fushë Kosovë./Lajmi.net/