Komenti i DJ Geek në foton e Dafinës si nuse ua bën kokën ‘lëmsh’ të gjithëve

Nuk ka munguar komenti i DJ Geek në foton e Dafinës.

ShowBiz

12/08/2020 15:05

Dafina Zeqiri gjatë ditës së sotme bëri konfuz fansat me fotografinë që e ndau në rrjete sociale, shkruan lajmi.net.

Ajo ishte veshur si nuse teksa ishte mbuluar me një shami të kuqe, kurse fotografitë e tjera i kishte fshirë të gjitha.

Në atë fotografi, ajo bëri të gjithë të pyesin se çfarë po përgatit, ndërsa pranoi shumë komente nga ana e ndjekësve.

Në mesin e tyre nuk mungoi edhe një koment nga DJ Geek, i cili i shkruan “Nusja më e bukur”, kurse Dafina ia ktheu me ’emoji’ ku shfaq një nuse dhe një dhëndër.

Ky veprim nxit akoma më shumë dyshime se dyshja nuk janë ndarë në asnjë moment, por janë bashkë.

Pas kësaj, ajo publikoi edhe një video, ku shfaq defatoret duke e kënduar atë, ashtu siç i këndojnë nuset.

I gjithë ky ‘mister’ supozohet të jetë për albumin e ri të këngëtares, për të cilin është duke punuar kohën e fundit. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/CDyC2UNp9Ck/

https://www.instagram.com/p/CDydnwhh21f/