Komentet e Presidencës: Amendamentimi është propozuar për t’i shmangur paqartësitë dhe eliminuar dilemat rreth mandatit të Speciales

Zyra e Presidentit i është përgjigjur kërkesës së Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese, me seli në Hagë, lidhur me kërkesën e tyre për informacion rreth propozimit të amendamentimit të nenit 162 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës nga ana e Presidentit të Kosovës, më 24 gusht 2020.