Komentet e Neymar pas eliminimit nga Liga e Kampionëve – UEFA akuzon brazilianin

Neymar është akuzuar nga UEFA pas fyerjeve të tij, kur Paris Saint Germain u eliminua nga gara e Ligës së Kampionëve.

Sport

22/03/2019 17:32

Akuzat ndaj Neymar kanë të bëjnë për komentet e tij pas fitores dramatike të Manchester United dhe eliminimit të PSG.

Sulmuesi brazilian, i cili atë ndeshje e përcolli nga tribunat, kishte kontestuar penalltinë e akorduar në minutën e fundit.

“Kjo është e papranueshme. UEFA ka zgjedhur katër persona që nuk marrin vesh nga futbolli për të shikuar VAR-in. Kontakti me dorë nuk ekzistonte” ishin fjalët e Neymar, transmeton lajmi.net.

Por, pas këtyre fjalëve, reagimi ka ardhur nga UEFA. Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë ka ngritur akuza për brazilianin.

Mbetet të shihet se cili do të jetë vendimi që do të merret për yllin e Paris Saint Germain. /Lajmi.net/