Komediani i njohur: Më shumë kam unë ‘like’ në disa video sesa Avdullahu vota
Miran Ramadani ka ironizuar me zgjedhjen e Avdullah Hotit kryeministër.

ShowBiz
Në seancën e jashtëzakonshme që u mbajt sot (e mërkure) në Kuvendin e Kosovës, Avdullah Hoti u zgjodh kryeministër, shkruan lajmi.net.
Zgjedhja e tij në këtë post ka ngjallur reagime të shumta në publik, ndër ta kishte edhe të tillë që ia përmendnin votat.
Komediani Miran Ramadani, përmes një postimi në Twitter, thotë se ka më shumë pëlqime në videot e tij sesa që ka vota kryeministri i sapozgjedhur.
“Ma shum kom une llajka neper do video se Avdullahu vota!”, ka shkruar ai. Postimi i tij nxiti komente të shumta në Twitter. /Lajmi.net/