Komediani i njohur bëhet baba për herë të dhjetë

Eddie Murphy është bërë baba për herë të dhjetë.

ShowBiz

04/12/2018 09:19

Eddi Murphy, ylli i “The Nutty Professor” 57 vjeç dhe bashkëshortja e tij, Pige Butcher, 39 vjeç, kanë mirëpritur djalin Max Charles Murphy, të premtën më 30 nëntor, sipas zëdhënësit të Murphy, Arnold Robinson, shkruan USA Today, transmeton lajmi.net.

Emri i mesëm i djalit të aktorit i është vënë në nder të vëllait të komedianit, Charlie Myrphy, i cili vdiq nga leukemia vitin e kaluar.

“Të dy, nëna dhe djalin janë mirë”, thuhet në deklaratën e zëdhënësit të Eddie Murphy.

Aktori dhe modelja australiane, Butcher filluan lidhjen në vitin 2012, kurse Max është fëmija i dytë që aktori ka me këtë grua. /Lajmi.net/