Komedi dhe teatër
Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique dhe anëtari i Real Madridit, Alvaro Arbeloa janë përfshirë në një përplasje pas fitores mes polemikave të gjigantit madrilen ndaj Elches të mërkurën mbrëma. Mysafirët arritën të fitojnë duelin me rezultat të ngushtë 2-1, por vetëm falë një penalltie të diskutueshme që iu akordua në favor në minutat e fundit…

Sport
Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique dhe anëtari i Real Madridit, Alvaro Arbeloa janë përfshirë në një përplasje pas fitores mes polemikave të gjigantit madrilen ndaj Elches të mërkurën mbrëma.
Mysafirët arritën të fitojnë duelin me rezultat të ngushtë 2-1, por vetëm falë një penalltie të diskutueshme që iu akordua në favor në minutat e fundit të lojës shtesë.
Më herët, gjyqtari Cesar Muniz Fernandez nuk përjashtoi mbrojtësin e Realit, Sergio Ramos pas një ndërhyrje të ashpër ndaj Ferran Corominas, kur ai vetëm kishte një karton të verdhë.
“Po e shikoj një film komedi në Canal +Liga”, shkroi Pique në Twitter, pas përfundimit të ndeshjes Elche-Real Madrid. “Është gjithmonë i mirë në këtë kohë”, shtoi ai.
Por, nuk vonoi përgjigja nga Arbeloa: “Shumë i lumtur me tri pikët. Dhe, jam i lumtur që disa njerëz e kanë shkëmbyer teatrin për kinema, kjo është gjithmonë e mirë”.