“Kombi italian po vuan”, paralajmëron Conte: BE mund të dështojë për shkak të shpërthimit të Covid-19

Kryeministri i Italian Giuseppe Conte, në një intervistë për BBC, u shpreh se Bashkimi Evropian rrezikon të dështojë për shkak të krizës së shkaktuar nga koronavirusi.

Bota

09/04/2020 10:06

Conte tha se,“BE-ja duhet të veprojë në mënyrë adekuate dhe të koordinuar për të ndihmuar vendet që u goditën më shumë nga virusi. Bashkimi Evropian duhet të ngrihet përballë sfidës më të madhe që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Gjithashtu kryeministri Conte gjatë intervistës theksoi se nëse nuk shfrytëzohen mundësitë për një projekt të ri evropian mund të ketë një dështim të madh të këtyre vendeve.

“Nëse ne nuk shfrytëzojmë mundësinë për një projekt të ri evropian, rreziku i dështimit është real”, deklaroi Conte.

Ndërkohë shkalla e infeksionit në Itali po ngadalësohet. Shifrat e fundit tregojnë se rastet pozitive rriten nga një ditë më parë me pak më shumë se 1%. Dy javë më parë, rritja ishte 7%.

Gjithashtu numri i personave që kanë humbur jetën nga COVID-19 tregon shenja të rënies, nga 919 dy javë më parë në 542 vdekje në 24 orët e kaluara.

Por, gjithashtu Giuseppe Conte paralajmëroi Italinë të mos e ulë mbrojtjen e saj, ndërsa u shpreh se izolimi, i vendosur në 9 mars, mund të lehtësohej vetëm gradualisht.

“Në këtë moment Italisë i duhen të gjithë miqtë. Parashikimet e fundit tregojnë se nga kjo pandemi borxhi kombëtar do të rritet në nivele të paqëndrueshme.

Kryeministri e quajti këtë pandemi një “emergjencë ekonomike dhe sociale” që po godiste strukturën financiare të çdo vendi.

“Në Italinë e Jugut, ka pasur raste të izoluara të bastisjeve të supermarketeve. Katër javë në bllokimin mbarëkombëtar dhe durimi po testohet. Dhe ndërsa kjo krizë acarohet, italianët po shohin të rraskapitur humbjen e përditshme të qindra njerëzve.

Mund të ketë shpresë, por do të marrë një gjeneratë për tu rikuperuar. Unë ndiej dhimbjen e plagës së zbrazët që po përjeton ky komb”, tha Conte, ndërsa u shpreh se pas numrave ka emra dhe mbiemra, histori jete dhe familje të prishura. Kombi italian po vuan”, deklaroi Conte./abcnews.al