Kombëtarja më e përfolur në botë vendos rekord të ri

Për të ardhur deri te goli në futboll, është e rëndësishme të kesh një skuadër që di të krijojë raste nga loja e hapur, dhe jo të pres vetëm ndërprerjet.

Sport

16/10/2019 21:47

Krijimi i shumë rasteve nga loja e hapur, sjellë edhe golat, dhe golat sjellin sukseset për ekipet në futboll.

Këto suksese nuk janë duke i munguar Kosovës, që po arrin të krijojë shumë raste shënimi brenda një ndeshje.

‘Dardanët’ që të hënën në ‘Fadil Vokrri’ mposhtën 2:0 Malin e Zi, kanë dëshmuar edhe një herë se janë skuadër shumë e rrezikshme në daljet përpara.

Skuadra e Bernard Challandes në sfidën kundër Malit të Zi, ka arritur të regjistrojë 21 goditje në drejtim të portës.

Kjo i bie se Kosova mesatarisht çdo 4.2 minuta ka gjuajtur në drejtim të portës mysafire, për të vendosur një rekord të ri.

Në ndeshjen kundër Bullgarisë në udhëtim, ‘Dardanët’ kanë bërë 20 goditje në drejtim të portës./Lajmi.net/