Kombëtarja kërkon trajner, De Biasi mbërrin në Shqipëri

Gianni De Biasi është parë sot në kryeqytet. Ish-tekniku i Kombëtares sonë ishte nën shoqërinë e një personi të panjohur në Bulevardin “Gjergj Fishta”.

Sport

04/04/2019 18:25

Nuk dihet arsyeja se përse ka mbërritur sërish në Shqipëri 62-vjeçari. Ai ka nisur së fundmi një projekt të ri për rritjen e futbollistëve të rinj “Italia Football Talent”).

Gianni De Biasi  në shoqërinë e një të njohuri në Bulevardin “Gjergj Fishta”

Ish-tekniku i kuqezinjve në vitet 2011-2017 është përfolur vazhdimisht në mediat shqiptare si kandidat i mundshëm për të marrë për herë të dytë stolin e Shqipërisë.

Megjithëse u largua nga pankina kuqezi para dy vitesh, ai ka lënë mbresa të mëdha te tifozët shqiptarë për kualifikimin historik në kampionatin europian të Francës në vitin 2016. De Biasi e viziton shpesh vendin tonë. Ai përkrah fort skuadrën tonë kombëtare në aktivitetet futbollistike. /Lajmi.net/