Kombëtarja e Shqipërisë mbërrin në Francë
Ka mbërritur në France kombëtarja shqiptare e futbollit. Ajo është nisur në orën 11:30 nga aeroporti i Bergamos me avion charter për të mbërritur ne orën 13:20.

Sport
Pas mbërritjes skuadra ka zbritur sipas një ceremoniali te caktuar nga UEFA për të gjitha skuadrat e Evropianit dhe ky ceremonial është xhiruar nga grupet e UEFA-s, për t’u përdorur nga kanalet e tyre digjitale.
Në aeroport kanë dalë për të pritur ekipin edhe kryetari bashkisë së qytetit ku do të qëndrojë skuadra dhe përfaqësues të tjerë të pushtetit lokal.
Nga aeroporti i Lannion, skuadra është nisur për në Hotel L’Agapa në Perros Guirec, i cili do të jetë edhe rezidenca e Shqipërise në Evropian.