Kombëtarja e Kosovës zhvillon sot seancën e fundit stërvitore përpara udhëtimit drejt Izraelit

Kombëtarja e Kosovës në futboll po vazhdon përgatitjet para ndeshjes së parë në kuadër të ciklit kualifikues për në Kampionatin Evropian të futbollit që zhvillohet në vitin 2024. Dardanët’ sot do ta vazhdojnë punën e tyre në stërvitje dhe Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se stërvitja do të zhvillohet nga ora…

Sport

23/03/2023 08:29

Kombëtarja e Kosovës në futboll po vazhdon përgatitjet para ndeshjes së parë në kuadër të ciklit kualifikues për në Kampionatin Evropian të futbollit që zhvillohet në vitin 2024.

Dardanët’ sot do ta vazhdojnë punën e tyre në stërvitje dhe Federata e Futbollit të Kosovës ka bërë të ditur se stërvitja do të zhvillohet nga ora 10:45, transmeton lajmi.net.

“Ju njoftojmë se stërvitja e radhës e Kombëtares së Kosovës mbahet nesër në orën 10:45 në Kampin Nacional në Hajvali. Kjo njëherësh është stërvitja e fundit para udhëtimit në Izrael.”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Sfidën me Izraelin, Kosova do ta zhvillohet të shtunën më 25 mars, nga ora 18:00./Lajmi.net/