Kombëtarja e Kosovës vazhdon përgatitjet për ndeshjen me Bullgarinë

Kombëtarja e Kosovës po vazhdon punën e palodhshme para ndeshjes së parë në kuadër të eliminatoreve për Euro 2020.

Sport

23/03/2019 16:30

Bernard Challandes ka grumbulluar lojtarët në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ për të vazhduar me seancat stërvitore.

Lojtarët duken shumë të motivuar dhe një energji pozitive po frymon brenda grupit, shkruan lajmi.net.

Kosova do të përballet me kombëtaren e Bullgarisë ditën e hënë, me fillim nga ora 20:45, në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në Prishtinë.

Kujtojmë se për këtë ndeshje janë shitur të gjitha biletat vetëm pak orë pasi kishte filluar shitja e tyre. ‘Djemtë e Kosovës’ po punojnë fort për të gëzuar të pranishmit. /Lajmi.net/