Kombëtarja e Kosovës në taekwondo, do të marrë pjesë në Kampionatin Evropian, që prej 8 deri më 11 prill do të mbahet në Sofia të Bullgarisë, transmeton lajmi.net.
Për Kombëtaren kosovare do të paraqiten, Arnis Agushi (-68 kilogramë), Arbër Azemi (-74 kg), Arbnor Bajra (-84 kg) dhe Arbër Bajra (-87 kg).
Ekipit i prinë trajneri Arsim Agushi dhe udhëheqësi i ekipit, Valmir Fetiu.
Kampionati do të mbahet nga data 8 prill deri më 11 prill./Lajmi.net/