Kombëtarja e Kosovës mbërrin në Athinë

Kombëtarja e Kosovës ka mbërritur në kryeqytetin grek, Athinë.

Sport

13/10/2020 14:51

Futbollistët janë duke u akomoduar në dhomat e tyre, përpara ndeshjes së nesërme kundër Greqisë, në kuadër të Ligës C në Ligën e Kombeve.

Në orën 16:30, selektori Bernard Challandes pritet të ketë konferencën për shtyp, kurse në orën 18:30 futbollistët do ta kryejnë seancën e fundit stërvitore para ndeshjes, shkruan lajmi.net.

Pos mungesave në dy takimet e para këtë muaj, Kosova për ndeshjen e nesërme nuk do të llogarit në shërbimet e Arbër Zenelit, Valon Berishës dhe Edon Zhegrovës, të cilët mungojnë për shkak të gjendjes jo të mirë fizike.

Sfida do të luhet nga ora 20:45. /Lajmi.net/