Komandon Roma, ndalet Napoli
Roma është skuadra e vetme me bilanc pozitiv pas pesë xhirosh në Serie A. Skuadra nga kryeqyteti italian fitoi edhe në udhëtim te Sampdoria me rezultat 2-0 duke u shkëputur si e vetme në krye të tabelës, pas barazimit befasues të Napolit me Sassuolon, 1-1. Mehdi Benatia dhe Gervinho shënuan në pjesën e dytë për…

Sport
Roma është skuadra e vetme me bilanc pozitiv pas pesë xhirosh në Serie A. Skuadra nga kryeqyteti italian fitoi edhe në udhëtim te Sampdoria me rezultat 2-0 duke u shkëputur si e vetme në krye të tabelës, pas barazimit befasues të Napolit me Sassuolon, 1-1.
Mehdi Benatia dhe Gervinho shënuan në pjesën e dytë për fitoren e radhës për Giallorossët, të cilët e përfunduan duelin pa trajnerin Rudi Garcia i cili u përjashtua në minutën e 55-të.
Kurse, Napoli befasoi duke u ndalur në San Paolo nga skuadra e fundit në renditje. Blerim Xhemajli i kaloi vendasit në epërsi por Zaza barazoi shifrat për mysafirët që morën një pikë të madhe.
Kampioni në fuqi, Juventus fitoi me mjaft vështirësi në udhëtim te Chievo 2-1. Kurse, Milan barazoi si mysafir i Bolognas 3-3.
Rezultatet:
Bologna-Milan 3:3
Chievo-Juventus 1:2
Lazio-Catania 3:1
Livorno-Cagliari 1:1
Parma-Atalanta 4:3
Napoli-Sassuolo 1:1
Sampdoria-Roma 0:2
Torino-Verona 2:2
Inter-Fiorentina (e enjte)