Komandanti taliban i Pakistanit shpallet terrorist global

Për Departamentin amerikan të Shtetit, komandanti i talibanëve pakistanezë, Maulana Fazlullah është një terrorist global.

Bota

13/01/2015 19:51

Përcaktimi si i tillë nga ana e SHBA-ve bën që në këtë vend të ngrihen të gjitha pasuritë e Maulana Fazlullah, i cili ka marrë përgjegjësinë për sulmin e 16 dhjetorit në një shkollë në Peshauar, ku janë vrarë më shumë se 150 njerëz, shumica nga ta fëmijë.

Fazlullah në vitin 2012 e kishte urdhëruar gjithashtu tentim-vrasjen e aktivistes Malala Yousafzai.

Edhe pas sulmit, gjatë të cilit kishte marrë plagë në kokë, Malala ka shpëtuar ndërsa në fund të vitit 2014 është nderuar me Çmimin Nobel për Paqe, transmeton REL.

Shpallja për terrorist të Maulana Fazlullah është publikuar sot, pak pasi sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry është takuar në Raualpindi me shefin e ushtrisë pakistaneze, Rahil Sharif.

Para takimit me shefin e ushtrisë, Kerry është takuar edhe me kryeministrin pakistanez, Nauaz Sharif.