Komandanti në largim i KFOR-it e informoi Komitetin Ushtarak të NATO-s për gjendjen e sigurisë në Kosovë
Komandanti në largim i KFOR-it , gjeneralmajor Ozkan Ulutash dje në Bruksel ka takuar Komitetin Ushtarak të NATO-s, të cilin e ka informuar mbi gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe në rajon. Informimi i sotëm ishte pjesë e një vizite dy-ditore të Ulutash, e cila përfshinte një informim për Këshillin e Atlantikut të Veriut dhe…
Lajme
Komandanti në largim i KFOR-it , gjeneralmajor Ozkan Ulutash dje në Bruksel ka takuar Komitetin Ushtarak të NATO-s, të cilin e ka informuar mbi gjendjen e sigurisë në Kosovë dhe në rajon.
Informimi i sotëm ishte pjesë e një vizite dy-ditore të Ulutash, e cila përfshinte një informim për Këshillin e Atlantikut të Veriut dhe partnerët operativë dhe takime me zëvendëssekretarin e përgjithshëm në detyrë të NATO-s, ambasadorin Boris Ruge dhe kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, admiral Rob Bauer.
Ndryshe gjeneralmajor Ulutash do të përfundojë mandatin e tij më 11 tetor dhe do të pasohet nga gjeneralmajor Enrico Barduani nga Italia./Lajmi.net/