Komandanti i KFOR-it takohet me zëvendësshefin e Forcave të Armatosura Zvicerane

Komandanti i misionit KFOR, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, priti shefin e Komandës së Operacioneve të Përbashkëta dhe zëvendësshefin e Forcave të Armatosura Zvicerane, gjenerallejtnant Laurent Michaud, në shtabin e KFOR-it në kampin “Film City”, në Prishtinë. Gjatë takimit, gjeneralët shkëmbyen pikëpamje mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajonin e gjerë. Gjeneralmajor Ulutaş shprehu gjithashtu…

Lajme

20/02/2026 18:57

Komandanti i misionit KFOR, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, priti shefin e Komandës së Operacioneve të Përbashkëta dhe zëvendësshefin e Forcave të Armatosura Zvicerane, gjenerallejtnant Laurent Michaud, në shtabin e KFOR-it në kampin “Film City”, në Prishtinë.

Gjatë takimit, gjeneralët shkëmbyen pikëpamje mbi situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajonin e gjerë.

Gjeneralmajor Ulutaş shprehu gjithashtu vlerësimin e tij të sinqertë për kontributin e vlefshëm të Zvicrës në misionin e KFOR-it.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.

KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë” thuhet në njoftimin e KFOR-it.