Kolumbia–Uruguai, formacionet e mundshme

Kolumbia dhe Uruguai do të përballen në mes vete sonte, në kërkim të çerekfinales së Botërorit. Celeste do të jenë të hendikepuar pa Luis Suarez, por llogarisin në Edinson Cavanin.

Sport

28/06/2014 11:34

Vetëm disa orë pas ndeshjes Brazili-Kili, do t’u takojë Kolumbisë dhe Uruguait të zbresin në fushë, për ta zhvilluar ndeshjen e dytë të së tetës së finales së Botërorit.

‘Cafeteros’ e nisin lojën si favorit, pasi u treguan shumë të fortë në fazën e grupeve me 9 pikë të grumbulluara, mirëpo as Celeste nuk mbeten aspak prapa, përkundër mungesës së yllit Luis Suarez, i cili u dënua rëndë nga FIFA.

Sidoqoftë, uruguaianët do të mbështeten tek sulmuesi i rrezikshëm Edinson Cavani, të cilit mund t’i ndihmojë Diego Forlan në sulm. Kjo ndeshje fillon në ora 22:00.

Formacionet e mundshme

Kolumbia (4-2-3-1): Ospina; Zuniga, Zapata, Yepes, Armero; Aguilar, Sanchez; Cuadrado, James Rodriguez, Ibarbo; Jackson Martinez

Uruguai (4-3-1-2): Muslera; Caceres, Gimenez, Godin, Alvaro Pereira; Gonzalez, Arevalo Rios, Rodriguez; Lodeiro; Forlan, Cavani