Kolumbia mposht Perunë, zë vendin e 3-të në Copa America

Kolumbia e ka mposhtur Perunë.

Sport

10/07/2021 08:10

Kombëtarja e Kolumbisë ka triumfuar në duelin për vendin e tretë ndaj Perusë në kuadër të Copa Americas, shkruan lajmi.net.

Në gjysmëfinale, Kolumbia u mposht nga Argjentina pas penalltive ndërsa Peruja u mposht nga Brazili.

Peruja në fakt e mbylli pjesën e parë në avantazh me golin e Yotun i cili shënoi në min 45’.

Mirëpo në pjesën e dytë, “hesapet” ndryshuan. Juan Cuadrado shënoi në min 49’ për të barazuar rezultatin dhe Diaz reazizoi në min 66’ për t’ia dhënë avantazhin Kolumbisë.

Peru barazoi shifrat në min 82’ përmes Lapadulas, mirëpo në frymën e fundit, Diaz shënoi golin e dytë personal dhe të fitores së Kolumbisë në min 90+4.

Rezultati përfundimtar, Kolumbia 3-2 Peru./Lajmi.net/