Kolumbia dhe Peruja, ‘luftojnë’ për vendin e tretë në Copa America

Nesër nga ora 02:00 do të zhvillohet ndeshja mes Kolumbisë dhe Perusë.

Sport

09/07/2021 23:12

Kolumbia dhe Peruja do të përballen nesër në orët e para të mëngjesit 02:00, shkruan lajmi.net.

Kjo përballje luhet në stadiumin “Estadio Nacional de Brasilia”, për vendin e tretë në Kupën e Amerikës.

Kolumbianët u mposhtën në gjysmëfinale nga Argjentina pas ekezkutimit të penallitive, ndërsa peruanët humbën nga Brazili 1-0.

Tani të dyja skuadrat do të ‘luftojnë’ mes vete për të përcaktuar ekipin që do ta mbyll Copa American në vendin e tretë.

Kujtojmë që në finalen e madhe të këtij kompeticioni takohen Argjentina dhe Brazili të dielën nga ora 02:00. /Lajmi.net/